E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea, 35 mln paund për Sergio Ramos


Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, është i gatshëm që ta 'hapë' afatin e tij kalimtar veror, duke bërë një superofertë për mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos.

Marca shkruan se Abramovich dëshiron të ofrojë 35 milionë paund për spanjollin, i cili mund të vijë si zëvëndësim për bashkëlojtarin e ri te Reali, Ricardo Carvalho.

Ramos vazhdon të jetë një nga lojtarët më pak të paguar në aradhën e yjeve të Real Madridit, ndërsa kontrata prej 8 milionë eurosh në sezon e cila pritet t'i ofrohet nga Chelsea, sigurisht se do ta joshë atë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›