Del Neri i kënaqur me trofeun e fituar
Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, është shprehur i kënaqur me fitimin e Trofeut Berlusconi pas penalltive në ndeshjen e zhvilluar ndaj mikëpritësit, Milanit.
"Ishte ndeshje e vështirë, ishte shumë nxehtë edhe pse ne dhe Milani ofruam shfaqje të mirë. Ne kemi dashur që të luajmë mirë dhe jemi të kënaqur që e fituam këtë trofe".
"Juventusi po punon që të përparojë. Ne kemi fituar një ndeshje ndaj një ekipi të madh, por kampionati do të jetë tejet i vështirë, sepse kundërshtarët do të bëjnë impenjimin maksimal ndaj Juventusit", deklaroi Del Neri.