E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea, 60 milionë për Falcaon

Chelsea do të bëjë ofertë në vlerën e 48 milionë paund në afatin kalimtar të janarit për yllin e Atletico Madrid, Radamel Falcao.

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, ka vendosur ta shfrytëzojë klauzolën e lirimit në kontratën e kolumbianit, e cila kap vlerën e 60 milionë eurove (48 milionë paund), ndërsa është këmbëngulës të transferojë sulmuesin më të nxehtë në botë.

Edhe Manchester City është i interesuar në Falcaon, por kampionët e Premier Ligës kanë frikë se 26-vjeçari preferon të kalojë në Stamford Bridge, me disa media që kanë raportuar se ai tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me skuadrën londineze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›