E Enjte, 5 Nëntor 2026

Newcastle, dy gola në dy minuta, mund Crystal Palace

Dy gola të vonshëm të Wilson dhe Joelinton kanë bërë që Newcastle të marë një fitore të rëndësishme në shtëpinë e Crystal Palace, 2-0.

Palace e filloi ndeshjen pa lojtarin e saj më të rëndësishëm, Zaha, ndërsa nga ana tjetër Steve Bruce duhej të luftonte pa disa lojtarë, për shkak të Coronavirus. Ishte e qartë për të dyja skuadrat që në fillim, një fitore e mundshme do të bënte të ëndërronin Europën, sidomos për vendasit, pavarësisht se ka akoma shumë ndeshje në lojë.

Rastet nuk kanë munguar në portat respektive, por dukej se goli nuk do të vinte kurrë. Gjithsesi, Newcastle në fund është shpërblyer me dy gola në fundin e ndeshjes. Wilson 88, Joelinton 90’ kanë surprizuar skuadrën vendase.

Me këtë fitore, Newcastle është ngjitur në kuotën e 14 pikëve, vendi i 10 në klasifikim(4 fitore, 2 barazime, 4 humbje).

Crystal Palace mbetet në kuotën e 13 pikëve, vendi i 13 në klasifikim(4 fitore, 1 barazim, 5 humbje)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›