E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pazzini: Jemi të uritur për fitore

Sulmuesi i ri i Interit, Giampaolo Pazzini, është më se i kënaqur që ka shënuar gol në fitoren 3-0 ndaj Barit, e që është e dyta ndeshje e tij me zikaltërit që gjen portën.

“Jam i kënaqur për golin tim sot. Ishte e rëndësishme për ne të fitojmë. Pasi ishim në presion në pjesën e parë, dolën dhe luajtëm shumë më mirë në pjesën e dytë, veçanërisht pasi ata filluan të lodhen”.

“Tani, ne duhet të vazhdojmë të kemi të njëjtën uri. Jam i lmtur që jam pjesë e këtij grupi që gjithmonë dëshiron të fitojë. Ne duhet të vazhdojmë kështu”, ka thënë Pazzini.

Me fitoren e mbrëmshme, Interi rreshtohet në pozitën e tretë me 41 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›