Chelsea e Arsenal pas Pazzinit

Gjigantët e Premierligës, Arsenal dhe Chelsea janë të interesuar për sulmuesin e Sampdorias, Giampaolo Pazzini. 25 vjeçari ka shënuar shtatë gola në Serie A këtë sezon, ndërsa është ftuar në Kombëtaren italiane për dy ndeshjet e fundit miqësore kundër Holandës dhe Suedisë.
E përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport ka njoftuar të shtunën se Arsenal ka bërë hapin e parë duke ofruar 15 milionë funta. Por, edhe Chelsea nuk është shumë prapa, pasi dëshiron ta transferojë Pazzinin në janar, kur sulmuesi Didier Drogba do të jetë në detyra ndërkombëtare në Kupën e Afrikës.