E Enjte, 5 Nëntor 2026

Chelsea e Tottenham nuk bëjnë keq: 0-0 në Londër, por Mou është

Është mbyllur në barazim 0-0 derbi i Londrës, ndeshja më e rëndësishme në këtë javë të Premier League mes Chelsea dhe Tottenham. Lampard dhe Mourinho nuk kanë mundur ti bëjnë keq njëri tjetrit, duke u kënaqur me nga një pikë. Falë këtij barazimi, megjithatë, Spurs ka arritur të ngjitet në kuotën e 21 pikëve duke rrëmbyer vendin e parë(në kuotë të njëjtë pikësh me Liverpool). Chelsea mbetet në vendin e tretë me 19 pikë.

Pjesa e parë është e gjallë në derbin e Londrës, me Bergëijn që mund të kishte goditur më mirë dhe me Ëerner që shikon ti anullohet një gol, në pozicion të dukshëm jashtë loje. Pyetje dhe përgjigje, për ti lënë radhën Aurier, i cili angazhon seriozisht portierin e Chelsea, Mendy.

I njëjti skenar edhe në pjesën e dytë, me të dyja skuadrat që anullojnë njëra-tjetrën. Zëvendësimet nuk sjellin ndonjë ndryshim, me me sfidën që I drejtohet minutave të fundit, ku Mount thërret Lloris në një pritje të rëndësishme. Përpjekja e fundit e kësaj sfide mban përsëri firmën e një lojtari të Chelsea. Në minutën e 93-të, Giroud nuk përfiton nga një hezitim i lojtarëve të Tottenham.

Derbi i Londrës përfundon 0-0, një rezultat që konfirmon ekipin e Mourinho-s në krye të renditjes, një pozicion ndaj të cilit Leicester do të përpiqet të sulmojë në ndeshjen e së hënës kundër Fulham.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›