Manchester United, çfarë përmbysja, nga 2-0 në 2-3

Përmbysje e pabesueshme nga ana e Manchester United në fushën e Southampton, nga 2-0 në 2-3. Pjesa e parë ishte e gjitha për vendasit, që arritën të krijojnë një avantazh prej dy golash. Bednarek 23’ dhe Ward-Prowse 33’ bënë që formacioni i drejtuar nga Solskjaer të dukej shumë i vogël në fushën e lojës.
Por në pjesën e dytë, me aktivizimin e Cavani në vend të Greenwood, gjithçka ndryshoi në favor të United. Bruno Fernandes në minutën 59-të ngjalli shpresat si fillim me golin e shënuar. Më pas është Cavani që mer gjithçka në dorë, duke ndryshuar fatin e kësaj sfide. Dy gola të shënuar nga Matador, 74’ dhe 90+2’ dhe Manchester United mer tri pikët e radhës në një ndeshje, që mund të konsiderohej e humbur. Kjo është fitorja e tretë radhazi për United, që ngjitet në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Southampton është në kuotën e 17 pikëve.