Chelsea fiton ndaj Stokes 7-0
Blutë kanë regjistruar fitore të thellë prej 7-0 kundër Stoke Cityt, në takimin e zhvilluar të dielën në Stamford Bridge. Salomon Kalou shënoi golin e parë në minutën e 24 për të kaluar Chelsean në epërsi, ndërsa shtatë minuta më pas dyfishoi rezultatin. Për rezultatin përfundimtar të pjesës së parë, u përkujdes Frank Lampard, i cili ishte i pagabueshëm nga njëmbëdhjetëmetërshi (44'). Në minutën e 68-të, Kalou kompletoi het-trikun e tij duke shënuar golin e katërt të vendasve pas tentativës së dytë. Në dhjetëminutëshin e fundit të kohës së rregullt, mesfushori Lampard realizoi golin e dytë personal në ndeshje që ishte goli i 20-të i sezonit për të (81'), Në listën e realizuesve u shënua edhe Sturridge i cili shënoi për rezultatin prej 6-0 në favor të Bluve (87'). Ndërkohë që nuk mungoi as goli i Florent Maloudas, i cili vendosi rezultatin përfundimtar të takimit (89'). Pas kësaj fitoreje, Chelsea rikthen kreun me një pikë më shumë se Manchester Unitedi, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t'u zhvilluar.