Nis audicioni i evenimentit "Shqipëria është kulturë"
Audicioni i evenimentit "Shqipëria është kulturë" ka vijuar me promovimin e talenteve të reja në të gjitha zhanret artistike në sallën Cehov të Teatrit të Metropolit me nxënësit e shkollave të rrethit të Tiranës dhe Kurbinit. Juria me përfaqsues poetin e këngëve Agim Doci si dhe rektori i Universitetit Europian të Turizmit Salvatore Mesina shprehin pjesëmarrjen e lartë të të rinjve edhe nga trojet.
Të rinj nga mbarë shqipëria po garojnë në muzikë, pikturë, kërcim apo aktrim për të konkurruar nga datat 6-9 Maj në parkun Arekologjik të Apollonisë dhe për të fituar Cmimin e Madh si dhe për tu bërë pjesë e një turneu në disa kryeqytete të Evropës me destinacion Brukselin në javën e kulturës evropiane. Fituesit kryesor në mënyrë simbolike do të emërtohen "Ambasadorët e Kulturës Bashkëkohore Shqiptare".
Iniciativa që gërsheton bashkohoren me antiken dhe vendos në qendër të kësaj vere Turizmin Kulturor i përket Universitetit Europian për Turizmin në bashkëpunim me rrjetin e Ministrive MKTRS, të Arsimit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme së toku me prefekturën dhe bashkinë e Fierit dhe festivalin ndërkombtar të Apollonisë.