Raporti i KE-së: Shqipëria e vonuar në miratimin e ligjeve

Komisioni Europian në një raport prej 44 faqesh në lidhje me liberalizimin e vizave për Shqipërinë thekson se Shqipëria është e vonuar përsa i përket miratimit të ligjeve. Sipas raportit të Komisionit Europian një pjesë e mirë e kuadrit ligjor është miratuar vetëm në 3 mujorin e parë të 2010-ës, ndërkohë që kriteret përcaktoheshin qartë që në 4 qershor 2008, kur u dorëzua udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.
Në raport Komisioni Europian thekson se një nga ligjet të cilat janë miratuar me vonesë janë si ligji për mbrojtjen ndaj diskriminimit i cili u miratua në shkurt 2010, plani i aksionit ndaj korrupsionit i cili u miratua në mars 2010, ligji anti-mafia i cili u miratua në dhjetor 2009 dhe hyri në fuqi në janar 2010, plani i ri i aksionit kundër drogës u miratua në mars 2010,
ligji i ri për bashkëpunimin gjyqësor me autoritetet e huaja për çështje kriminalei cili u miratua në dhjetor 2009 dhe hyri në fuqi në shkurt 2010 dhe në fushën e azilit, rregullat për apel u qartësuan me udhëzim ministror në mes të shkurtit 2010.
Periudha e plotësimit të këtyre kritereve, dëshmon se prania e opozitës në parlament nuk ka qënë e domosdoshme, duke nxjerrë pikëpyetje përse ky kuadër ligjor nuk u miratua menjëherë pas zgjedhjeve, apo madje dhe gjatë 12 muajve përpara tyre, që nga momenti i marrjes së udhërrëfyesit.
E blinduar tashmë me ligje dhe strategji, sipas Komisionit, Shqipërisë i duhet ende të dëshmojë zbatimin efikas të një pjese të mirë të tyre. KE-ja në raport thekson gjithashtu se Shqipërisë i nevojitet zbatimi i strategjisë dhe planit të aksionit kundër pastrimit të parave dhe krimit financiar, për luftën ndaj krimit të organizuar e terrorizmit, kërkohen më shumë përpjekje për rezultate konkrete dhe zbatim efikas të kuadrit ligjor. duhet të garantohet dhe zbatohet e drejta e refugjatëve për të pasur dokumenta identifikues dhe sistemi MEMEX është operacional, por duhet të eksplorohet potenciali i plotë i tij.
Për trafikun e qënieve njerëzore, vlerësohet se shumë pak çështje i kaluan gjykatës gjatë vitit 2009. Kërkohet zbatim i mëtejshëm i Konventës së Këshillit të Europës ndaj këtij fenomeni, veçanërisht për të integruar dhe shkolluar fëmijët e trafikuar duke theksuar se duhet parë zbatimi i ligjit për mbrojtjen ndaj diskriminimit.
Pajisja me teknologji të reja në fushën e rendit dhe menaxhimit të kufijve, por dhe miratimi i disa ligjeve dhe ngritja e strukturave të reja nxjerr në pah mospërgatitjen e duhur të personelit në polici, prokurori dhe agjenci të ndryshme. Për këtë arsye në raport "Nevoja për trajnim" është togfjalëshi mbizotërues.
Ndërkohë në lidhje me raportet e tjera KE-ja ka pasur tendencë për një formulin pozitiv për Shqipërinë.