Izrael-Hamas pritet të arrihet marrëveshja për lirimin e ushtarit izraelit Shalit
Presidenti izraelit Shimon Perez deklaroi të dielën se ka pasur progres në negociatat e bëra për të liruar ushtarin izraelit Gilad Shalit të kapur nga grupi islamik i Hamasait në vitin 2006.
Javën e kaluar Izraeli dhe Hamasi po mendojnë që të arrijnë një marrëveshje nga ku do të lirohen qindra palestinezë në favor të ushtarit izraelit Shalit. Bisedimet pritet të konkludohen nga fundi i muajit të këtij viti.
"Ka negociata ndërmjet dy palëve dhe nuk mendoj se mund të shtoj ndonjë fjalë tjetër. Këto bisedime po shkojnë mirë dhe shpresoj të mbyllen pozitivisht"- tha lideri izraelit Shimon Perez para takimit me presidentin egjiptian Hosnie Mubarak në Kajro.
Media izraelite ka cituar ditën e diel raportet e publikuara nga televizioni Al Arabia të zyrtarëve të Hamasit se marrëveshja pritet të mbyllet nga fundi i këtij muaji.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se përpjekjet për të liruar Gilad Shahit po vazhdojnë ashtu siç kemi bërë gjatë gjithë muajve të fundit.Netanjahu shtoi gjithashtu se nuk kemi ndërmend të japim deklarata për mediat e huaja rreth kësaj çështjeje.
Ndërkohë zyrtarë të lartë gjermanë dhe atyre egjiptianë që kanë rolet negociatore mes dy vendeve nuk kanë pranuar të japin komente rreth ngjarjes.