Numërohen votat për zgjedhjet në Rumani

Në Rumani po numërohen votat e zgjedhjeve presidenciale të zhvilluara ditën e djelë dhe ka tregues se do të shkohet në një raund tjetër.
Sondazhet pas zgjedhjeve tregojnë se presidenti në largim, Traian Basescu që i përket qendrës së djathtë dhe rivali i tij kryesor, socialdemokrati, Mircea Geoana, ish ministër i jashtëm, do të jenë përballë njëri-tjetrit në raundin e dytë pas dy javësh.
Korrespondentët thonë se Rumania ka kaluar javë të tëra pasigurie politike dhe ka nevojë për një qeveri të re, përpara se Fondi Monetar Ndërkombëtar pranon që t'i japë asaj një hua shumë miliard dollarëshe.
Në zgjedhjet e së djelës, votuesit rumunë morën pjesë edhe në një referundum për të zvogëluar parlamentin.
Sondazhet pas zgjedhjeve i japin presidentit Traian Basescu 32.8 për qind të votave, kurse rivalit të tij Mircea Geoana 31.7 për qind.
Kandidati tjetër Crin Antonescu ka sipas sondazheve 21.8 për qind të votave.
Tani pritet një luftë e fortë mes dy kandidatëve kryesorë për tre milion vota që shkuan tek kandidatët e tjerë për president.
Kandidatët
I zgjedhur pesë vjet më parë përmes një fitoreje historike mbi socialistët që dominuan jetën politike në Rumani që prej revolucionit, Traian Basescu premtoi reforma politike dhe masa të forta kundër korrupsionit.
Por oponenca e fortë në parlament i bllokoi të dyja këto përpjekje.
Stili i presidentit e ka ndarë Rumaninë në tre kampe.
Në një kamp janë ata që janë pro presidentit, në tjetrin ata që janë kundër tij dhe në të tretin ata që kanë humbur besimin tek politika në tërësi.
Këto ishin zgjedhjet e para presidenciale në Rumani që kur vendi u anëtarësua në Bashkimin Evropian tre vjet më parë.
Rivali më i fortë i presidentit, ish ambasadori në SHBA dhe ish ministri i jashtëm, Mircea Geoana, premtoi një paketë stimuluese për ekonominë.
Zgjedhjet pritet t'i japin fund krizës politike, e cila erdhi si pasojë e rënies në tetor të qeverisë së qendrës së djathtë të kryesuar nga liberal- demokrati Emil Boc.
Që prej asaj kohe, Rumania e goditur nga recesioni ka qënë në duart e një qeverie të përkohshme.
FMN-ja e ka vonuar dhënien e ndihmës emergjente, për shkak të mungesës së një qeverie efektive.
Analistët thonë se korrupsioni është ende shumë i përhapur në Rumani.