E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea jeton për fitore

Pas fitores 2-1 ndaj Liverpoolit në finalen e FA Cupës të shtunën, kapiteni i Chelseas John Terry ka lavdëruar shpirtin e skuadrës nga Stamford Bridge duke thënë se ata jetojnë për ditë si kjo në Wembley.

Qendërmbrojtësi anglez ka thënë se triumfi në FA Cup tregoi se futbollistët kyç të Chelseas nuk janë të plakur – siç kishin sugjeruar disa – derisa skuadra ka bërë paraqitje mbresëlënëse prej kur Roberto Di Matteo u emërua menaxher i përkohshëm.

“Është fantastike. Ne jetojmë për fitore”, tha Terry për BBC Sport. “Kemi biseduar rreth fitores pasi kemi kaluar një rrugë të vështirë në FA Cup këtë sezon por në fund fituam, ishte paraqitje e shkëlqyeshme. Nganjëherë është thënë se jemi shumë të vjetër, pa dashur të komentoj këtë them se jemi ekip i bashkuar dhe luftojmë për njëri tjetrin. Kemi luajtur shkëlqyeshëm në 16 ose 17 ndeshjet e fundit”, shtoi ai.

Pas shkarkimit të menaxherit Andre Villas-Boas në fillim të marsit, Chelsea ka fituar 12 prej 18 ndeshjeve – vetëm dy humbje – derisa është kualifikuar edhe në finale të Ligës së Kampionëve ku do të ndeshet me Bayern Munichun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›