E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea planifikon transferim shokues

Chelsea është duke përgatitur të bëjë një lëvizje shokuese për ta transferuar sulmuesin e Manchester United, Carlos Tevez. Tevez është i huazuar te United deri në fund të këtij sezoni, ndërsa "Daily Star" njofton se argjentinasi nuk do të qëndrojë më shumë te skuadra e Sir Alex Ferguson. "Chelseat i pëlqen shumë Tevezi dhe ai pritet të jetë transferimi kryesor gjatë verës, së bashku me Luis Fabianon, i cili është shumë afër që të nënshkruajë me ne", ka thënë një burim i brendshëm i Bluve për "Daily Star".Carlos Tevez nuk po luan me vazhdimësi te Kampionët e Anglisë dhe çmimi i kartonit të tij është shumë i lartë rreth32 milion euro.Të drejtën e kartonit të argjentinasit e ka "Media Sports Investment" dhe Manchester United e ka pasur deri tani argjentinasin në dormë huazimi.Tevez është i kërkuar shumë nga Reali i Madridit dhe së fundi edhe Interi por një trandferim I tij te rivalët e Chelseat do të ishte me të vërtetë i pabesueshëm.Rooney është i dëmtuar dhe do të mungojë për të paktën tre javë .Vendin e tij në sulm mund të zërë Tevez i cili do ti bëjë shoqëri bullgarit Berbatov.Nëse Tevez përfundon te Chelsea atëherë ky do të ishte me të vërtetë një transferim shokues për Premier Ligën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›