E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea shpreson te Cole

Mesfushori i Chelseas, Joe Cole ende ka të ardhme në Stamford Bridge, ka thënë ndihmëstrajneri, Ray Wilkins. Cole ka dështuar të zërë vend në formacionin bazë pas rikthimit nga lëndimi, ndërsa kontrata e tij me klubin skadon gjatë kësaj vere.

Bisedimet për vazhdimin e marrëveshjes kanë ngecur duke zgjuar spekulime rreth largimit të 28 vjeçarit, por Wilkins beson se Cole do të mbetet në klub.

“Ne sinqerisht shpresojmë që ai të mbetet këtu edhe sezonin e ardhshëm”, tha Wilkins.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›