E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reina dhe Mascherano mbesin në Liverpool

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka thënë se portieri Jose Reina dhe mesfushori Javier Mascherano janë afër vazhdimit të kontratave me klubin.

“Mendoj se shumë shpejt do të kemi lajme për Reinan dhe Mascheranon dhe ato do të jenë shumë pozitive për të ardhmen. Gjithçka është shumë afër dhe nuk ekzistojnë probleme”, tha Benitez për spanjollin dhe argjentinasin

Reina ka qenë në Liverpool nga korriku i vitit 2005, ndërsa Mascherano erdhi në klub në janar 2007.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›