E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aquilani, i lumtur në Liverpool

Alberto Aquilani është i lumtur në Liverpool, edhe pse është paraqitur në vetëm katër ndeshje në Premierligë në sezonin e tij të parë në Anfield Road. Mesfushori 25 vjeç u transferua në klubin anglez gjatë verës së vitit të kaluar nga Roma për 17 milionë funta.

Ai nuk debutoi në Premierligë deri më 9 nëntor për shkak të një lëndimi. Por, menaxheri i tij, Franco Zavaglia, ka thënë për Tuttomercatoweb: “Alberto mori vendim jetësor. Ai ndihet mirë në Liverpool dhe viti tjetër do të jetë i rëndësishëm për të”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›