Pa nënshkrim të Kosovës

Delegacioni kosovar, i përbërë nga ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti, në Konferencën e ministrave të Ballkanit Perëndimor, që është mbajtur në Shqipëri, nuk ka nënshkruar deklaratën e ministrave në fund të konferencës.
Mediet në Shqipëri raportojnë se shkak i mosnënshkrimit të kësaj deklarate që ka të bëjë me më shumë siguri për çështjet e kufijve, thonë se ka qenë presioni dhe abstenimet që ka bërë delegacioni serb.
Delegacioni serb, pjesëmarrës në Konferencën e ministrave të Ballkanit Perëndimor për sigurinë e kufijve, braktisi konferencën menjëherë sapo ministri i Brendshëm i Kosovës, Zenun Pajaziti, mori fjalën për të folur në takim.
Ndërkaq, në deklaratën e përbashkët të ministrave përkatës mungon firma e ministrit të Brendshëm të Kosovës.
Por, në një deklaratë për Express, ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, ka mohuar të ketë ndodhur për shkak të presionit serb të mos vejë edhe nënshkrimin e tij në deklaratë në emër të institucioneve të Kosovës.
Ai ka thënë se MPB e Kosovës mbështetet çdo deklaratë që ka dalë pas konferencës për sigurinë e kufijve të Ballkanit Perëndimor, duke treguar se agjenda ka qenë e tillë që Kosova të mos nënshkruajë deklaratën .
“Nuk bëhet fjalë për protestë dhe lëshim takimesh nga delegacioni serb, në fakt ata kanë lëshuar dy ditë radhazi takimin në momentin kur ka folur delegacioni i Kosovës, por rregullat kanë qenë nga shtetet që kanë organizuar Konferencën që Kosova të mos nënshkruajë deklaratën”, thotë Pajaziti për Express.
Ai ka thënë se Kosova mbështet deklaratën e nxjerrë pas disa ditësh punimesh në konferencë, duke kujtuar se në vitin e ardhshëm Kosova do të nënshkruajë deklarata të tilla.
“Vitin e ardhshëm në konferenca të tilla Kosova mund të firmosë deklaratë të tilla”, thotë ministri i Punëve të Brendshme.
Në kohën kur Pajaziti mori fjalën rreth orës 12:30 të shtunën, delegacioni i Ministrisë së Brendshme të Serbisë, me pesë zyrtarë braktisi punimet e Konferencës në shenjë proteste ndaj fjalës së ministrit kosovar.
Zorana Katicko, Mitar Djurakoviç dhe Vladen Vratonjiç, që përfaqësonin Republikën e Serbisë në ditën e dytë të konferencës rajonale, dolën nga salla ku kryheshin punimet e saj sapo ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Basha, i dha fjalën homologut kosovar.
Në këtë mënyrë, autoritetet e qeverisë serbe vazhdojnë përpjekjet e tyre për mosnjohjen e autoritetit të fqinjit të tyre më të ri Kosovës.
Një veprim i tillë u pasua nga veprimi i dy ditëve më parë i ministrit serb Daçiç, i cili gjithashtu braktisi punimet e Konferencës menjëherë pas fjalimit të mbajtur në konferencë prej tij.
Pavarësisht veprimit të palës serbe, ministri i Brendshëm i Kosovës, Zenun Pajaziti, vazhdoi normalisht deklaratën e tij.
Dy ministra të këtyre vendeve ishin ulur ditën e parë të ministerialit, më datë katër mars, për herë të parë bashkë në panelin e madh të Konferencës, ndërkohë që në hapje të ditës së parë, ministri i Brendshëm serb përshëndeti punimet e Konferencës, ndërsa homologu i tij kosovar nuk ishte përfshirë në agjendën e fjalimeve të ditës së enjte.
Në këtë konferencë janë përfaqësuar shtatë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, si dhe kanë marrë pjesë përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.