Chelsea vezhgon Lavezzi-n e Napolit

Chelsea eshte hedhur ne sulm per Lavezzi-n e Napolit. Skuadra londineze ka vezhguar me kujdes lotarin e talentuar argjentinas, duke e vene ne shenjester per merkaton e janarit.
Skuadra e Scolari-t eshte e gatshme te derdhe 13 milione euro ne arken e klubit te kalter pasi reparti i sulmit eshte gjysmuar me demtimin e ivorianit, Didier Drogba. Gjithashtu, dyshja Nicolas Anelka- Salomon Kalou nuk ka dhuruar rendimentin e pritur nga tekniku brazilian, i cili kerkon nje nuhates te mire goli dhe Lavezzi e ka kete cilesi.
Per te nisur bisedimet me Napolin, Chelsea ka derguar ne Itali nje prej perfaqesuesve te klubit. Nga ana tjeter, Napoli ka deklaruar vazhdimisht se nuk do privohet nga aasnje prej “xhevahireve” qe ka ne perberje, deri ne fund te sezonit.