E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguero, ne gare zyrtarisht edhe Interi

Manchester City, Barcelona dhe Inter jane tre pretendentet kryesore, por diferencen do ta beje deshira e lojtarit dhe ketu jane te favorizuar zikalterit e Moratti-t pasi kane marre ne ekipin e negociatoreve edhe vjehrrin e tij, Diego Armando Maradona.

Sergio Aguero eshte shenuar zyrtarisht ne listen e pretendimeve te Interit. Sulmuesi i Atletico Madrid mendohet te largohet nga bardhekuqte ne fund te ketij sezoni pasi ofertat per te kane ardhur nga shume klube te medha europiane.

Manchester City, Barcelona dhe Inter jane tre pretendentet kryesore, por diferencen do ta beje deshira e lojtarit dhe ketu jane te favorizuar zikalterit e Moratti-t pasi kane marre ne ekipin e negociatoreve edhe vjehrrin e tij, Diego Armando Maradona. Nga ana tjeter, Barcelona e pelqen “El Kun”, por nese marreveshja nuk arrihet, katalanasit do t’i kthejne syte nga Benzema.

Skuadra e trete ne gare Manchester City, mund ta joshe lojtarin shtatshkurter vetem me nje oferte te majme, pasi parate ne kete periudhe ne radhet e “Citizens” nuk mungojne.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›