E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persie, Usain Bolt i Euro 2008

Futbollisti i kombetares se Holandes dhe Arsenalit ka rezultuar me i shpejti, duke regjistruar shpejtesine me te madhe, 31.5 km/h.

Robin Van Persie eshte “Usain Bolt” i futbollit. Ne kete perfundim ka dale nje studim i bere tek lojtaret gjate europianit te Zvicres dhe Austrise. Futbollisti i kombetares se Holandes dhe Arsenalit ka rezultuar me i shpejti, duke regjistruar shpejtesine me te madhe, 31.5 km/h.

Vendin e dyte ne kete renditje e ze kroati Ivica Olic me 31.4 km/h. Zhgenjimi me i madh per sa i perket ketij aspekti eshte portugezi Cristiano Ronaldo, nga i cili pritej shume, por ai ka mundur te regjistroje kohen maksimale 29.4 km/h. Sa per krahasim, shpejtesia me e madhe e kampionit olimpik, Usain Bolt, eshte 43.9 km/h.

Por nese merren parasysh kushtet ne te cilat vrapojne lojtaret, koha e Van Persie nuk eshte shume larg asaj te xhamajkianit, i cili garon ne pista te specializuara per atletike. Pervec kesaj, futbollistet vrapojne me shpejtesi te medha edhe ne kushte te veshtira atmosferike.

Zhgenjim i vertete ka qene edhe Thiery Henry, i cili eshte nje sprinter shume i shpejte. Francezi eshte cilesuar si nje nga futbollistet atlete dhe shume mire ai mund te ishte bere nje atlet nese nuk do te kishte zgjedhur futbollin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›