E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter tkurret ne mbrojtje

Nelson Rivas do qendroje per dy muaj larg fushave per shkak te nje demtimi ne gju. Ai do t’i nenshtrohet operacionit pasi ka demtime te medha ne ligamente per shkak te perplasjes me sulmuesin Di Vaio.

Alarm ne mbrojtjen e Interit ku nje tjeter lojtar eshte demtuar ne ndeshjen e para dy diteve kunder Bolonjas. Nelson Rivas do qendroje per dy muaj larg fushave per shkak te nje demtimi ne gju. Ai do t’i nenshtrohet operacionit pasi ka demtime te medha ne ligamente per shkak te perplasjes me sulmuesin Di Vaio.

Tekniku Mourinho eshte i kenaqur nga ndeshja e dites se shtune edhe pse skuadra e tij shperdoroi shume para portes se kundershtareve. “Ne krijuam 7-8 raste por shenuam vetem 2 here dhe ata shenuan vetem nje here per fajin tone. Pas dy disfatave, dukej sikur Interi ndodhej ne fund te klasifikimit por tani jemi serish ne krye dhe jam shume i kenaqur me ate qe po arrijme te bejme”, eshte shprehur portugezi.

Nderkohe, per ndeshjet e ardhshme, Mourinho nuk do kete te gatshem as mbrojtesin e qendres Materazzi, i cili ka pesuar nje demtim qe do ta mbaje 2 jave larg fushave. “Eshte gjithcka normale edhe pse nuk mund te vendos ne fushe ciftin qendror te mbrojtjes per te cilin kisha menduar”, shton “Special One”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›