E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Edukimi i fëmijëve kusht për një shoqëri demokratike

Kryeministri Hashim Thaçi, me rastin e 1 Qershorit, Ditës ndërkombëtare të fëmijëve vlerësoi se në shoqërinë e Kosovës, me popullsinë më të re në Evropë, mbrojtja e të drejtave të fëmijëve përbën njërin prej kërkesave themelore të shtetit.

Thaçi me rastin e kësaj dite theksoi se ofrimi i mundësive të barabarta për fëmijët e vendit tonë, rritja, edukimi dhe krijimi i kushteve për një jetë të lumtur janë kushte dhe kërkesa të një shoqërie të lirë, demokratike dhe evropiane.

“Kujdesi ndaj fëmijëve fillon nga familja, si vlerë humane dhe parim kryesor i shoqërisë së civilizuar, duke iu mundësuar gjeneratave të ardhshme që të arrijnë vlera kulmore në të gjitha sferat e jetës. Vetëm një shoqëri që ua mundëson gjeneratave të reja mbrojtjen institucionale zhvillon potencialet e veta njerëzore, në dobi të vendit dhe progresit të përgjithshëm”, shprehet Thaçi.

Sipas kryeministrit, Qeveria e Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë deri më sot, ka punuar në krijimin e kornizës ligjore dhe institucioneve adekuate për mbrojtjen dhe avancimin e fëmijëve.

Ky përkushtim institucional do të vazhdojë edhe në të ardhmën, në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›