Berisha thirrje opozitës:Të shqyrtojmëmaterialet zgjedhore
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha përshëndeti sot në Kuvend miratimin nga Parlamenti Evropian të Rezolutës për Shqipërinë, e cila shpreh mbështetje për procesin e integrimit dhe liberalizimit të vizave afatshkurtëra për shqiptarët.
Berisha garantoi se qeveria shqiptare mbetet e vendosur të ndërmarrë cdo reformë, të zbatojë çdo ligj dhe vendim që integrimi i vendit në BE të jetë i merituar dhe i pandalshëm.
"Parlamenti Europian kërkon hetimin e materialeve të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe përcakton këtë objekt hetimi të komisionit parlamentar si dhe përmend amendamentet për zgjedhjet e ardhshme. I bëj thirrje opozitës që të nisim bashkë sa më parë shqyrtimin e materialeve të votimit. Kjo maxhorancë është e gatshme të konkretizojë në frymë dhe në gërmë Rezolutën e PE-së në interesin më të madh të shndërrimit në realitet të ëndrrës europiane të shqiptarëve", u shpreh kryeministri Berisha në Kuvend.
Ai gjithashtu shprehu gadishmërinë e maxhorancës që çdo propozim me 3/5 t'ia ofrojë opozitës.
"Çdo propozim me 3/5 do të jetë i juaji dhe një dorë e shtrirë nuk refuzohet. Ndaj le t'i kthehemi traditës së bashkëpunimit, në interesin tuaj më të mirë", tha kryeministri duke iu drejtuar deputetëve të opozitës në sallën e Kuvendit.
"Kjo rezolutë i kushtoi Kosovës dhe Shqipërisë vëmendjen më të madhe dhe shqiptarët kanë qenë të pranishëm më shumë se kurrë në Parlamentin Evropian", tha Berisha sot në parlament duke falenderuar europarlamentarët.
Ruci
Por, pas deklaratës së kryeministrit reagoi menjëherë kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi i cili tha se rezoluta e PE nuk është për vizat por për integrimin ndërsa shtoi se çështja e vizave do të shqyrtohet në vjeshtë.
“Duhet theksuar është një Rezolutë për Integrimin europian dhe jo për liberalizimin e vizave. Kjo rezolutë u shty dy herë dhe miratimi vjen pas miratimit që iu bë Rezolutës së Bosnjës”, tha Ruci.
Sipas Rucit, për herë të parë Parlamenti Europian citon se duhet kalimi i krizës politike, si kusht për integrimin europian të vendit.
"PE citon se është demosdoshmëri kalimi i krizës dhe zgjidhja është përgjegjësi e qeverisë dhe opozitës", tha ai, duke iu referuar rezolutës për Shqipërinë, miratuar sot paradite në Parlamentin Europian në Bruksel.
"Rezoluta është detyrë shtëpie për ne shqiptarët. Eshtë koha që të ulemi në bisedime, ashtu sikurse thoni edhe ju zoti kryeministër. Ne kemi patur nismat tona ligjore, të cilat ju i keni hedhur poshtë", u shpreh Ruçi, duke theksuar se opozita kërkon prej 12 muajsh, atë që kërkohet sot edhe në rezolutën e PE-së.
Opozita shqiptare sipas Ruçit, e përshendet miratimin e rezolutës nga Parlamenti Europian. Ai u shpreh se maxhoranca po monopolizon edhe procesin e liberalizmit të vizave të shqiptarëve në BE, ndaj në këtë pikë ai u shpreh se "rezoluta e miratuar sot për këtë çështje mirëpret mbështetjen politike ndërpartiake".
Në të njëjtën kohë Ruçi tha se "në rezolutën e PE-së përcaktohen edhe kushtet e ngritjes së komisionit hetimor, që në përbërje shumica duhet të jetë nga opozita, e cila duhet të ketë edhe kryesimin e komisionit dhe të përcaktojë objektin e hetimit"
(d.b/BalkanWeb)