Ekspozita e skulptorit Pjetër Vukaj

Tre vjet eksperiment me ne fund e kane shperblyer artistin nga Shkodra...Pjeter Vukajn i cili ka celur ekspoziten personale ne muzeun kombetar. 100 punime ne tekniken e skulptures ne dru por ato qe joshin dhe te terheqin vemendjen jane pa dyshim gdhendja ne lekure. 35 pune prej tyre jane pikerisht ne kete teknike te gdhendura ne lekuren e dhise.
Vukaj me origjine nga maja me e larte e Shqiperise nga Kelmendi ka dashur te sjelle jo vetem motivet e malesise por te eksperimentoje ne nje teknike krejt te parrahur por edhe shume te veshtire.
"Mendoj se nga eksperimenti i gjate kam mendimin se sdo kishte dikush tjeter kaq durim. Une kam origjinen nga Kelmendi, skaji me i larte i Shqiperise. Dhe besoj se po te mos kisha lidhje me Kelmendin do dilja jashte vetvetes keshtu qe gjithcka fillon atje ku burojne lumenjte", thote skulptori Pjeter Vukaj.
Ndër punimet e gdhendura në dru dhe lëkurë që ekspozohen në Muzeun Historik Kombëtar, gjen gruan nga Kelmendi të veshur me xhubletë, malësoren me bucelë në krah, vashat nudo nën hijen e pemëve, shtojzovallet që mëkojnë Mujin, gra shtatzëna me gjinj të fryrë. Të shenjtën dhe djallin bashkë. Vukaj ka punuar gjatë për portretet e tyre. Gdhend më fort lëkurën e dhisë aty kur do të japë vështrimin e thellë dhe bind qimet e kreshpëruara për t'u dhënë tipareve format që ai do.
Mira Tuci