Reali i Ancelottit mposhtë edhe PSG-në

Carlo Ancelotti ka arrit që të mposhtë qysh në rastin e parë ish-ekipin e tij, PSG-në.
Real Madrid në një ndeshje miqësore luksi ka korrur fitore me rezultat 1:0 kundër kampionit aktual francez.
Fitoren nënkampionit spanjoll ia solli sulmuesi francez, Karim Benzema, i cili me anë të një goditje precize nga rreth 20 metra në minutën e 23 mposhti portierin italian, Sirugu.
Kjo ishte njëkohësisht edhe fitorja e dytë e Realit nën drejtimin e trajnerit italian, Ancelottit pas triumfit me rezultat të thellë 6:0 ndaj Bournemouth.