E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pastore nuk ikën nga PSG-ja

Mesfushori argjentinas Javier Pastore nuk do të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë. Kështu së paku thotë agjenti i tij Marcelo Simonian.

Pastore 24-vjeçar te Parisi ishte transferuar në verën e vitit 2011 nga Palermo për plot 40 milionë euro dëmshpërblim, mirëpo ende nuk ka arritur të arsyetojë këtë shumë të paguar. Kjo ka çuar në spekulime se Pastore mund të largohet dhe t'i bashkohet Romës.

"Pastore te Roma? Është e pamundur pasi PSG-ja nuk e ka vënë atë në shitje", ka thënë Simonian, përcjell "Calciomercato.com". /indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›