E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jurgen Klopp 1 Pep Guardiola 0

Borussia Dortmund i ka shkaktuar humbjen e parë Pep Guardiolas nën drejtimin e Bayern Munichut.
‘Milionerët’ e drejtuar nga strategu gjerman, Jurgen Klopp kanë triumfuar me rezultat 4:2 ndaj rivalit kryesor, Bayern Munich dhe me këtë rast kanë fituar trofeun e pare këtë sezon, atë të Superkupës së Gjermanisë, dhe me këtë na paralajmëruan një sezon të nxehtë, duke na treguar se Bayerni i Pep Guardiolës nuk do ta ketë hiq lehtë ta mbroj titullin e kampionit në Bundesliga,dhe në kompeticionet tjera.

Derisa dy golat për bavarezët i shënoi, Arjen Robben (54’, 64) për nënkampionin gjerman golat i shënuan, Marco Reus (6’, 86’), Gundogan (57’) dhe autogoli i Van Buyten (56’).

Me këtë rast Dortmund iu hakmorr bavarezëve për humbjen e pësuar në finale të Champions League me rezultat 2:1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›