Semir Haxhibuliç pranë Teutës

(ALBANIA SPORT) – Teuta është shumë pranë zyrtarizimit të marrëveshjes me Semir Haxhibuliçin. Mesfushori boshnjak u aktivizua me Apolonisë në pjesën e parë të sezonit, ndërkohë që tani është lojtar i lirë. Lajmin e bëri të ditur vetë presidenti i Teutës, Edmond Hasabelliu.
Teuta ka afruar gjatë merkatos dimërore futbollistet Aldo Guna, Saimir Varoshi, Mirel Çota dhe Fatmir Caca, ndërsa ka larguar mbrojtësin Henri Ndreka dhe sulmuesin kosovar Berat Hyseni (1 gol). Burimi: Albania-sport.comE Enjte, 14 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili