E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chirack i gatshëm për përballje me gjykatën

Ish-presidenti i Francës, Jacques Chirac, theksoi se ai është i gatshëm që të paraqitet para gjykatës, për tu përballur me akuzat për përvetësim, gjatë kohës sa ka qenë prefekt i Parisit, duke nënvizuar se ai është i vendosur që të pastrojë emrin e tij.

Chirack u urdhëruar javën e kaluar që të paraqitet para gjykatës, për tu përballur me akuzat që ndërlidhën me periudhën gjatë së cilës ai ka qenë prefekt, se Komuna e Parisit ka ofruar kontrata për punë fiktive, për njerëzit të cilët kanë ofruar favore politike.

Dëshiroj që me shpejtësi të shpalosi realitetin e fakteve, me qëllim që kjo kaptinë të mbyllet përgjithmonë, tha Chirac në intervistën dhënë gazetës Le Figaro.

Deri me tani, asnjë president francez nuk është ndjekur penalisht për korrupsion dhe rasti i Chiracut ka zgjuar interesim të madh në mesin e medieve në Francë.

Chirac ka qenë prefekt i Parisit nga viti 1977 deri në vitin 1995, kur edhe u zgjodh president. Ai ka gëzuar imunitet gjatë 12 viteve si president, por është përballur me probleme ligjore, që nga largimi i tij nga presidenca në vitin 2007.

Chirack dhe nëntë zyrtarë tjerë janë urdhëruar nga gjykatësi Xaviere Simeone që të përballen me gjykatësit, në lidhje me 21 kontrata të cilat datojnë nga vitet e 90-ta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›