Shteti palestinez utopi?
Palestinezët ndoshta do të jenë të detyruar që të heqin dorë nga synimi i tyre për shtet të pavarur, nëse Izraeli vazhdon zgjerimin e kolonive hebrenje dhe nëse SHBA-ja nuk ndal këto aktivitete, deklaroi krye-negociatori palestinez, Saeb Erekat.
Ndoshta ka ardhur koha që presidenti palestinez, Mahmud Abaz, tia thotë të vërtetën popullit të vet, se me vazhdimin e aktiviteteve nepër koloni, zgjidhja me dy shtete nuk është më opsion, tha Erekat.
Izraeli e ka hedhur poshtë idenë e de fakto aneksimit të territoreve të okupuara të Bregut Perëndimor, duke mishëruar palestinezët si shtetas të vet, duke e cilësuar këtë si një bombë demografike, e cila do të shndërronte hebrenj në pakicë në Izrael.
Erekat theksoi se Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, e cila ka lavdëruar ofertën e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, për të kufizuar përkohësisht aktivitetet nëpër kolonitë në Bregun Perëndimor, vetëm sa ka hapur derën për ndërtimin e kolonive të reja gjatë dy viteve në vijim.
Alternativa që ju ka mbetur palestinezëve është zgjidhja me një shtet, në të cilin myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë do të jetojnë në barazi. Kjo është një gjë tejet serioze. Ky është momenti i së vërtetë për ne, tha Erekat.