Lavrov: Bosnja ta mbyllë Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë
SARAJEVE-Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov deklaroi sot nga Sarajeva se “Rusia angazhohet për mbylljen e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë”. Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ndodhet sot për një vizitë në Bosnjë ku dhe u takua me homologun e tij, Sven Alkalaj.
“Marrëdhëniet politike të Bosnjë e Hercegovinës dhe Rusisë janë shumë të mira, dhe në të ardhmen mund të pritet bashkëpunim më i madh ekonomiko-tregtar, tha ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.
Lavrov tha se gjtihashtu se Rusia si anëtare e Këshillit të Sigurimit angazhohet për paqe, por dhe mbylljen e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë.
“Bosnjë e Hercegovina duhet të ulë në maksimum ndikimin nga jashtë, dhe Rusia do të bëjë gjithçka që zyra e Përfaqësuesit të Lartë të shndërrohet në zyrë të përfaqësuesit evropian”, tha Lavrov.
“Mendojmë se është me rëndësi që në BeH të merren vendime, të cilat janë rezultat i marrëveshjes dhe konsenzusit të tri popujve dhe dy entiteteve”, tha Lavrov në konferencën për shtyp.
(d.b/BalkanWeb)