Traktati i Lisbonës pikë e kthesës
Ratifikimi përfundimtar i Traktatit të Lisbonës për reformimin e Institucioneve të Europës paraqet një pikë të kthesës për BE-në, ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bildt, vendi i të cilit është kryesues i radhës i unionit.
Bildt theksoi se BE-ja tani do të ketë instrumente më efektive, siç është organi për politikë të jashtme, i cili për nga madhësia do të jetë i pari apo i dyti në botë. Pasi që Çekia nënshkroi Traktatin, si shteti i fundit anëtar i BE-së, ky dokument do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor.
Do të nevojiten disa vjet për ndërtimin e këtij organi, por ai do të jetë një mjet i fuqishëm, i cili do të avancojë aksionet tona në skenën ndërkombëtare. Europa tani do të heq dorë nga presidenca e rotacionit. Tani na nevojitet një strategji më e qëndrueshme në marrëdhëniet tona me botën, tha Bildt.
Sa i përket zgjerimit të mëtutjeshëm të BE-së, Bildt theksoi se kur bëhet fjalë për shtetet e Ballkanit Perëndimor, në këtë shteg ka ngecur vetëm Bosnja dhe se sipas mendimit të tij, shtetet tjera kanë lëvizur përpara.
Ministri i Jashtëm i Suedisë, i cili mori pjesë në samitin dyditor SHBA-BE, i cili u zhvillua në Washington, tha se nuk është i interesuar për funksionin e Ministrit të ri të Jashtëm të BE-së.
Në samitin SHBA-BE është diskutuar për problemet kryesore globale, siç janë siguria energjetike, për situatën në Afganistan, problemin e ndryshimeve klimatike, Lindjen e Mesme dhe çështjet financiare.
Sa i përket Afganistanit, Bildt theksoi se europianët janë më të durueshëm se amerikanët, se qëndrojnë për një kohë më të gjatë dhe se kjo më së miri pasqyrohet me misionet në Ballkan.
Europianët e shohin historinë nga një këndvështrim tjetër, ne besojmë se ajo lëvizë ngadalë dhe nuk besojmë në zgjidhje të shpejta. Nëse përfshihemi në misionet për të ndihmuar në procesin e ndërtimit të shoqërive, është me rëndësi që të qëndrojmë për një periudhë më të gjatë. Ne e dimë se një apo dy vjet nuk mjaftojnë për të përmbushur një mision të tillë, tha Bildt.
Shefi i diplomacisë suedeze foli edhe për grindjen për emër mes Maqedonisë dhe Greqisë, duke theksuar se tani ka ardhur momenti për të zgjidhur këtë grindje.
Shpresoj në rifillimin e negociatave. Kemi momentin e mundësive, i cili nuk do të zgjatë shumë. Tani është koha për zgjidhje. Të gjithë janë të vetëdijshëm se ekziston nevoja për kompromis. Kompromiset nuk janë domosdo formula më e popullarizuar në Ballkan, por janë mjete, të cilat i kemi shfrytëzuar për ta lëvizur Europën përpara, tha Bildt.