Chivu i hapur për Realin
Agjenti i Christian Chivu ka thënë se futbollisti rumun është i hapur për një kalim te Real Madridi.
"Unë do të shkoj për t'u takuar me Mourinjon, por nuk e di nëse ai e dëshiron Chivun. Ne nuk kemi biseduar ende, por mendoj se Real Madridi është i interesuar në Kolarovin për krahun e majtë, edhe pse Mourinjos gjithmonë i ka pëlqyer Chivu. Mbetet të shihet...", theksoi Giovanni Becali.
Real Madridi ka shprehur hapur interesim për mbrojtësin e majtë të Fiorentinas, Juan Manuel Vargas dhe për atë të Lazios, Aleksandar Kolarov.