E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Al-Ahli transferon Cannavaron

Kapiteni i Italisë, Fabio Cannavaro, ka arritur marrëveshje dy vjeçare me klubin nga Dubai, Al-Ahli.
Cannavaro ishte lojtar i lirë, pasi Juventusi nuk shfaqi interesim për t'i vazhduar kontratën, kurse në horizont erdhi Al-Ahli që i ofroi një kontratë luksoze italianit.
Ai do të fitojë 1 milionë euro në sezon plus bonuset që mund të arrijnë deri në 5 milionë euro.
"Unë jam shumë i lumtur të kem arritur marrëveshje me Al-Ahlin. Unë kam menduar më herët kalimin në Dubai. është një qytet që e dua. Kjo është një ëndërr që po bëhet realitet për mua, të luaj për një klub të madh në një qytet të mrekullueshëm", ka thënë Cannavaro për La Repubblica.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›