E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chloe Moretz në versionin e ri të filmit ‘Carrie’

Chloe Moretz do të luajë rolin e Carrie në versionin modern të filmit horror më të njëjtin titull të vitit 1976.

Aktorja 15-vjeçare dha lajmin në rrjetin shoqëror Twitter: “Nuk kam qenë kurrë më e lumtur se kaq në jetën time. Falënderoj Kim Pierce dhe studion MGM për shansin që më dhanë. Nuk do e harroj kurrë!”

‘Carrie’ është një film mbi një vajzë me fuqi mbinatyrore që bëri të njohur Stephen King-un si një nga skenaristët më të mirë të zhanrit horror. Për Chloe Moretz role të tilla nuk janë të reja.

Ajo ka qenë në vitin 2010 protagoniste e filmit ‘Let Me In’, versioni amerikan i një filmi horror suedez, ku interpreton rolin e një fëmije-vampir.

‘Carrie’ tregon historinë e një vajze adoleshente që tallej nga bashkëmoshatarët e saj dhe që zbulon se sa herë stresohej apo nevrikosej fuqitë e saj telekinetike bëheshin edhe më të fuqishme.

Filmi grumbulloi 33.8 milionë dollarë në box office në vitin 1976 dhe aktorja Sissy Spacek fitoi një nominim për Oscar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›