Chountis Bashkepunim politik per statusin kandidat

«Nëse e gjithë klasa politika shqiptare e dëshiron vërtet statusin e vendit kandidat për në BE, atëherë ajo mund të arrijë këtë qëllim pa humbur kohë ». Ky është qëndrimi që ka mbajtur Grupi i punës mbi Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Europian në takimin me ministren e Integrimit, Majlinda Bregu. Në këtë takim të zhvilluar me dyer të mbyllura, eurodeputetët i kanë bërë thirrje qeverisë dhe liderit të opozitës për të shfrytëzuar në mënyrë optimale faktorin kohë, në mënyrë që statusi i vendit kandidatit të bëhet realitet brenda këtij viti. Kjo është vënë në pah edhe nga raportuesi për Shqipërinë Nikoaos Chountis, që ka zhvilluar një takim të veçantë me ministren Bregun :
«Mendoj, se nëse do diçka shumë fort, atëherë e gjen mënyrën për të zgjidhur problemin. Mendoj, se forcat politike duhet të përpiqen për të zgjidhur këtë problem në mënyrë që të kemi vendimi final të shteteve anëtare për statusin e kandidatit për Shqipërinë »-deklaroi Chountis.
Tekst : Parlamenti Europian mbetet i vendosur që të japë mbështetjen e tij, për të aprovuar rezolutën e eurodeputetit Nikoaos Chountis mbi Shqipërinë fillimisht në komisionin e jashtëm në datën 22 nëntor dhe në seancë plenare javën e parë të dhjetorit.
«Ne e kemi përgatitur dreft rezolutën tonë. Ju e njihni. Ne mbështesim statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Pata shancin që ti them edhe një herë ministres Bregu që Parlamenti Europian mbështet popullin shqiptar për të përfituar nga ky proçes, për të përfituar nga të drejtat sociale, nga të drejtat demokratike dhe nga zhvillimi ekonomik për një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe brezin e ri"- shpreh eurodeputeti Chountis.
Ministrja Bregu ka theksuar se i takon tashmë opozitës, që të tregojë vullnet për plotësimin e tre kushteve që mbeten. Kjo do të bënte realitet marrjen e statusit të kandidatit për Shqipërinë në samitin e 13 dhe 14 dhjetorit.