E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri britanik Kameron thirrje Obames per Sirine

Diplomacia ndërkombëtare, në ditën e rikonfirmimit të Barak Obamës në presidencën e shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka ende në qendër të vëmendjes situatën në Siri. Në vizitën e tij zyrtare në Jordani, kryeministri Britanik Dejvid Kamerun u ka bërë homazh viktimave të konfliktit sirian duke vizituar kampin e refugjatëve në Zatari, ku rreth 36 mijë civilë sirianë që janë larguar nga situata e dhunshme në vendlindje jetojnë në tenda dhe rulota. Ndërkohë që pikërisht nga numri 10 i Dauning Strit ka ardhur dhe lajmi sipas të cilit Mbretëria e Bashkuar ka autorizuar fillimin e bisedimeve formale me rebelët që janë duke luftuar kundër regjimit të Bashar Al Asad, përfshirë dhe përfaqësuesit ushtarakë. Edhe pse një zëdhënës ka theksuar se iniciativa ka si objektiv vendosjen e një dialogu të natyrës politike në gjendje për të kontribuar në përfundimin e konfliktit. Kamerun i ka kërkuar presidentin amerikan Obama që të vendosë në vendin e parë të prioriteteve të politikës së jashtme pikërisht Sirinë. Dëshiroj të diskutoj me Obamën se cfarë mund të bëjmë më shumë për të zgjidhur këtë krizë. Britania e Madhe ndërkohë ka vendosur që të shtojë dhe ndihmat humanitare për refugjatët sirianë me 14 milionë stërlina, pra rreth 17 milionë euro. Shifra në total e ndihmave humanitare britanike është deri tani në vlerën e 60 milionë euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›