Chris Brown detyrohet ta mbyllë Twitter-in

Këngëtari ka hyrë në diskutim të ashpër me komikën Jenny Johnson, pas një mesazhi të lëshuar në rrjetin social.
Chris Brown ka fshirë llogarinë e tij në Twitter, si pasojë e një shkëmbimi mesazhesh kritikuese me komiken amerikane Jenny Johnson.
Këngëtari i hitit të fundit "Don't Judge Me", ka hyrë në diskutim me 30-vjeçaren e televizorit, pasi një mesazhi të publikuar mbi moshën e tij. "Dreqin, sa i vjetër dukem! Jam vetëm 23 vjeç", ka shkruar Chris.
Kurse komikja i është përgjigjur, duke dashur t'i reerohet trajtimi që i ka bërë Rihannas: "E di! Të qenit një copë m**i mund të plakë vërtetë një person".
Në këtë pikë, Chris vendosi që s'kishte përse ta merrte me të mira mesazhin e abuziv të dërguar nga komediania dhe iu përgjigj me një bisedë të gjatë me ofendime aktores, e cila e ka thumbuar gjithmonë Chris që kur rrahu Rihannan në vitin 2009.
Kaq është dashur që pasi ka marrë sulme të shumta e të ashpra nga komikja, Chris të fshijë llogarinë e tij në rrjetin social. Ndërkohë që duket se në bisedë që ka marrë nota banale nuk ka dashur të ndërhyjë Rihanna, e cila në një moment ka lëshuar një mesazh në Twitter, por më pas e ka fshirë brenda disa minutash. /Indeksonline/