E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chris Brown, triumf ne American Music Awards

Kengetari i rrymes muzikore R&B, Chris Brown, triumfoi ne ceremonine e ndarjes se cmimeve amerikane te muzikes, American Music Awards, duke fituar tre cmime, mes te cileve edhe ate si artisti i vitit.

19-vjecari la pas kengetaren Alicia Keys, qe u kandidua ne pese kategori, por siguroi vetem dy statuja. Brown u shokua kur degjoi emrin e tij si artisti i vitit gjate ceremonise.

Ai shihej si favoriti kryesor mashkull ne dy kategorite soul/R&B dhe pop/rock. Ndersa e dashura e tij, Rihanna, fitoi ne keto dy kategori per femra, duke mundur Keys ne te dy garat. Cmimet e Alicia ishin vetem per diskun e saj "As I Am".

Duarbosh ne shtepi shkuan grupi britanik “Coldplay” dhe veteranet amerikane te rock-ut, “Eagles”.



Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›