Jackson arrin marreveshje me sheikun e Bahrein

Michael Jackson ka arritur nje marreveshje ne parim me sheikun nga Bahreini, qe kishte ngritur padi ndaj tij dhe kerkonte 7 milione dollare.
Sipas zedhenesit te Jackson, kengetari e ka shtyre udhetimin per ne Londer, ku duhet te paraqitej ne Gjykaten e Larte gjate dites se sotme. Abdulla bin Hamad Al-Khalifa eshte djali i dyte i emirit te Bahreinit.
Ai kishte deklaruar se e kishte paguar yllin e popit per nje projekt muzikor, por Jackson ishte terhequr me pas. Vete kengetari e ka hedhur poshte nje gje te tille, duke pohuar se nuk ka ekzistuar asnje kontrate.