Ekspozita e Admir Përvathit e mbushur me ngjyra dhe emocion
Një abstraksion, që të tërheq me vete dhe të mban pezull aty, per të kuptuar se çfarë ka dashur te shprehë Admir Pervathi. I rritur në nje ambjen artistik dhe i frymëzuar gjatë nga piktura pa fund vlerash, që reflektojnë një kulturë të lindur e shprehur në telajo,që të tregon dicka profesionale dhe të vërtetë. Një ekspozitë vetjake e mbushur me ngjyra dhe emocion, megjithëse ngjyrat e preferuara të tij mbeten e kuqja dhe e zeza. E në këtë sens ato dominojnë duke dashur të sjellin kontrastin në botën që na rrethon, në një mardhënie perfekte, që gjithsesi nuk përjashton larminë e reflekseve. Tablotë i përkasin periudhave të ndryshme dhe natyrisht diferencohen nga njëra tjetra përmes ngjyrave dhe teknikave. Një perceptim, i cili vjen i ndryshëm për situata të gëzueshme dhe të trishtuara në tablotë e piktorit, që natyrisht shkëeputen nga jeta e përditshme e të gjithëve. Një realitet shqiptar, që këtë herë vjen abstrakt në telajot e mbushura me ngjyra ku gjen abstraksion, teknik mix me akrelik. Këto gjëndje të ndryshme emocionale piktori është munduar ti sjellë artistikisht në këto tablo dhe ështëe munduar të bëjë më të mirën. Publiku ka reaguar pozitivisht dhe që nga dita e parë duket se koleksionistët dhe të apasionuarit pas abstraksionit kanë shprehur pëlqimin e tyre për të patur pikturat, që mbajnë firmën e Admir Përvathit.