Chris: Unë dhe Rihanna jemi ndarë

Rihanna dhe Chris Brown janë ndarë përfundimisht dhe këtë gjë e ka konfirmuar ky i fundit.
Çifti kanë qenë janë ndarë e bashkuar disa herë muajt e fundit ndërkaq gjatë një intervistë dhënë së fundmi, Chris ka thënë se ata më nuk janë bashkë.
Madje, këngëtari ka festuar ditëlindjen e tij të 24-tët me ish të dashurën, Karrueche Tran gjatë vikendit.
"Jam beqar. Në fund të fundit, ajo po ecën rrugës së saj. Dashuria do të mbetet gjithmonë. Unë jam një mashkull i pjekur, kështu që më duhet të lëviz përpara”, ka thënë Chris gjatë emisionit, ‘Kyle and Jackie O radio’ në Australi.
Më tutje Chris ka thënë se ata të dy janë ende të ri për të qenë në lidhje serioze apo edhe për tu martuar./Indeksonline/