Makthi i listave harrohet Parlamenti

Votimi i tre ligjeve, të njohura si të integrimit, ka qene mesazhi i
drejtuesve më të lartë të mazhorancës, në një seancë parlamentare që
nisi me disa orë vonesë, për shkak të pamundësisë për të mbledhur numrin
e nevojshëm të deputetëve, të cilët në ditën e fundit të përpilimit të
listave të deputetëve më pak nga gjithçka ishin të shqetësuar për
axhendën parlamentare.
Pikerisht me hartimin e listave te deputeteve, Kryeministri Berisha e lidhi ate qe quajti mosmbajtjen e fjales nga kundërshtari politik Edi Rama për të votuar tre ligjet. "Ne do i votojmë ato, por fakti që largoheni në këtë mënyrë (deputetëve socialistë) tregon se ju i keni bërë çështje pazaresh. Kam vetëm një kërkesë ndaj zotit Ilir Meta, të mos e shndërrojë votimin e tre ligjeve në pazare për lista të zeza në kurriz të mbështetësve të tij. E dini ç'po ndodh atje? Tani është bërë lista e zezë, se cila pranohet dhe cila jo nga LSI. Kjo është e vërteta. Ne në çdo kohë, edhe në mesnatë po të duan, ne i votojmë ligjet, por pazaret nuk kanë përfunduar dhe kjo është një halë tjetër që u ngeli në fyt atyre", tha Berisha. Ndersa ishte parathene se tre ligjet edhe ne mungese te 84 votave do te hidheshin per votim ne kete seance, nderhyrja e Kryeministrit beri qe ato te shtyhen, duke mbetur siç ai tha, ne krye te axhendes deri kur Parlamenti ka afatin final per t'u shperndare, 24 majin. Ndersa me heret kryetarja e Parlamentit beri te njejtin apel per miratimin e tre ligjeve, por asnje nga drejtuesit e larte te mazhorances nuk sqaroi nese jane gati te votojne ligjet me kushtet e opozites per rishikimin e tyre dhe hyrjen ne fuqi ne shtator. "Zoti Rama, lejoji deputetët që të hyjnë dhe të votojnë tre ligjet", tha Topalli.