E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beyonce: Nuk jam e suksesshme si aktore

Ish ylli i ‘Destiny''s Child’, këngëtarja Beyonce është tejet e suksesshme në muzikë por kur jemi te aktrimi, ajo nuk e mendon se është e suksesshme në kët pikë.

"Sa herë që xhirojë një film, më duket sikurse dita e parë e shkollës sepse jam e rrethuar me njerëz të cilët janë profesionistë në këtë fushë. Kështu që, nuk po ngutem të bëjë ndonjë film derisa të gjej diçka që do të ma ndryshojë jetën”, ka thënë këngëtarja.

Pak javë më parë, Beyonce ka publikuar dokumentarin mbi jetën e saj. Këngëtarja ka thënë se ka qenë shumë konfuze derisa e ka bërë këtë film mbi jetën e saj për faktin se është përballur me frikën se sa çfarë duhet e çfarë nuk duhet të zbulojë për jetën e saj private./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›