E Diel, 1 Nëntor 2026

Iglesias-Kournikova, xhiro me jaht

Kanë 12 vite që kanë nisur lidhjen e tyre dhe duket qartë se dashuria është njësoj si ditën e parë për Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova.

Këngëtari dhe ish-tenistja u panë në një jaht luksoz në brigjet e Miami duke kaluar një ditë relaksi.

Këtë vit Enrique Iglesias ka nisur punën për albumin e tij të dhjetë. Spanjolli po punon me producentët Mark Taylor, The Cataracs, Rome Ramirez dhe Marty James.

Anna Kournikova e ka lënë tenisin para 10 vitesh për shkak të dëmtimeve të shpeshta dhe tani luan vetëm në turne që organizohen për bamirësi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›