E Shtunë, 31 Tetor 2026

New Yorky, qyteti i jetëgjatësisë

Më shumë se oazë e jetës moderne. Vendi ku jetohet gjithmonë e më shumë është edhe qyteti që nuk fle kurrë: New Yorku.

Jo se ka qenë gjithmonë kështu, përkundrazi.

Arratisja nga New Yorku, më parë ishte një realitet: kush arrinte të bënte ca dollarë, ndoshta disa qindra mijëra dollarë, ishte gati t’ia mbathte në brigjet e ngrohta, më të qeta, por mbi të gjitha më pak të kushtueshëm të Floridës. Tani jo.

Nga viti 1987 deri në vitin 2009, mosha mesatare e jetës së njerëzve është rritur për dhjetë vjet: një rekord ky në të gjitha vendet e SHBA-së.

Për të qenë më të saktë, 13.6 vjeç më shumë për meshkujt dhe 7.2 për femrat, që edhe këtu e ndiejnë boshllëkun e pagës më të ulët dhe kujdesit për fëmijët.

Por kush është meritor për këtë revolucion?

Pikërisht Mike Bloomberg, kryetari i bashkisë, miliarderi që e transformoi metropolin më kaotik të botës në një oazë mirëqenieje. E në fakt, vendimi ka ardhur nga një “gjykatës”, që qëndron përtej çdo dyshimi: revista “Lancet”.

Ajo siç dihet, përveçse është një revistë prestigjioze mjekësore, është edhe revistë britanike: për këtë arsye nuk mund të gjykohet si e anshme.

E në fakt, kjo arritje e qytetit edhe në fushën e shëndetësisë është fryt i viteve të fushatave sensibilizuese, jo pak herë të shoqëruara me polemika dhe kritika.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›