E Shtunë, 31 Tetor 2026

Christine Lagarde merr sot funksionet ne krye të FMN

UASHINGTON- Drejtoresha e re e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde mori sot funksionet e saj dhe do të përfitojë një pagë vjetore prej 551 700 dollarë, njoftoi institucioni.

''Lagarde mbërriti rreth orës 13:00 GMT në selinë e FMN-së në Uashington'',- theksuan gazetarët.

Ajo u prit nga zëvendësdrejtori i FMN-së, amerikani John Lipsky dhe veterani i këshillit administrativ, egjiptiani Abdel Shakour Shaalan.

FMN publikoi kontratën e saj të punës, që parashikon një pagë bazë prej 467 940 dollarë në vit dhe një pagesë për shpenzimet me një vlerë prej 83 760 dollarë në vit që përbëjnë një total prej 551 700 dollarësh.

Sipas kursit aktual të këmbimit kjo përbën rreth 31 700 euro në muaj. Kësaj shume nuk i vihet asnjë taksë në kuadër të statusit të funksionares ndërkombëtare të pagave të Fondit.

Paga e fundit vjetore që FMN publikoi për parardhësin e saj, Dominique Strauss-Kahn, ishte 521 100 dollarë për të tretin vit të mandatit të tij.
(atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›