E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blater: Përjashtim përjetë për ata që trukojnë ndeshje

ARABI- Presidenti i FIFA-s Sep Blater ka paralajmëruar se kushdo që do të shpallet fajtor për trukimin e ndeshjeve, do të përjashtohet përjetë nga futbolli. Gjatë një vizite të Zimbabve, shefi i FIFA-s foli për akuzat e ngritura në këtë vend në lidhje me dyshimet për ndeshjet e kombëtares në Kupën e Azisë, ndërsa më pas e shtriu kërcënimin edhe më gjerë.

Skandalet e basteve të publikuara në Itali, Greqi, Izrael, Hungari apo Turqi, kanë nxjerrë zbuluar FIFA-n, e cila shumicën e kohës ka “predikuar” se futbolli është ende i pastër. “Ne nuk mund të ndërhyjmë në stadin e parë të hetimeve, - deklaroi Blater. – Duhet të lëmë organet juridike të merren me këtë çështje, ndërsa kur këta njerëz të dënohen apo të shpallen fajtorë, do t’i përjashtojmë përjetë. Ata nuk do të kenë shansin të kthehen më kurrë në futboll, qofshin futbollistë apo zyrtarë.

Përjashtim përjetë”, përsëriti Sep Blater. Ai më pas iu drejtua zyrtarëve të Zimbabves, duke thënë se mund t’i ndohmojë në problemet që kanë tani me futbollin apo me akuzat për kombëtaren. Në pritjen e organizuar prej tij, presidenti i Zimbabves Robert Mugabe e ka quajtur Blater si njeriun më të fuqishëm në botë.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›